Fenerbahce shkarkon holandezin

Futboll

Fenerbahce shkarkon holandezin

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:23
Fenerbahce shkarkon holandezin

Zgjati shumë pak aventura e Philip Cocu në stolin e Fenerbahces. Ish mesfushori i përfaqësueses holandeze vuajti ecurinë e dobët në kampionatin turk, me drejtuesit e klubit nga Stambolli që morën vendimin drastik për ta shkarkuar nga detyra. Edhe pse fitoi 3 tituj kampion në Holandë dhe një Kupë me PSV Eindhoven, Cocu dështoi në eksperiencën e tij të parë si trajner jashtë vendit të tij. Humbja e kësaj të diele ndaj Ankaragucu me rezultatin 1-3 brenda në shtëpi vulosi shkarkimin e holandezit. Fenerbahce në 10 javët e para të kampionatit ka grumbulluar vetëm 9 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të, vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat