KF Besa i reagon ‘Bratsvos’: Vizat për ligën e dytë merren në Sllupçan

Futboll

KF Besa i reagon ‘Bratsvos’: Vizat për ligën e dytë merren në Sllupçan

Nga: K. G. Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:24
KF Besa i reagon ‘Bratsvos’: Vizat për ligen e dytë merren në Sllupçan

Klubi i futbollit Besa nga Sllupçani i Maqedonisë, që përbëhet kryesisht nga shqiptarët, i ka reaguar ashpër klubit maqedon ‘Bratsvo’. “Reagim në lidhje me shkrimin e përfaqësuesit të ekipit te “FK Bratsvo”.

KF BESA duke u nis nga vet emri tregon se jemi ekip 100% shqiptar, jemi klub që mbijetojmë me vullnetin e kësaj rinie, rini e cila kur ishte nevoja sikur sot që derdhi djers në stadiumin “Abdulmexhid Shahini” dikur derdhi edhe gjak .I nderuari paske fol për njëfarë lloj patriotizmi, kësaj pune te ne i thuhet dardhaxhis nuk i shitet dardha. Ekipi i “FK Bratsvo” është ekip që mbrapa i qëndron kryetari i një komune që i përket partisë me nacionaliste maqedone. Kështu që ju vazhdoni te luani futboll, ju përgëzojmë por mos harroni se vizat për ligën e dytë merren në Sllupçan.

Ps: për me shku në ligë të dytë nuk shiten pikat si vendas siç keni bë ju me Lokomotivën para 3 xhirove.  Sllupçani kala e pamposhtur.

Kurrë në histori të klubit s’ka pas nacionalitet tjetër në ekipin tonë”, thuhet nga KF Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat