Unitedi dhe Chelsea vazhdojnë interesimin për Ramsey

Futboll

Unitedi dhe Chelsea vazhdojnë interesimin për Ramsey

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:56
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e klubeve të mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Mesfushori i Arsenalit është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.

Megjithatë, ai dhe drejtuesit e Arsenalin nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Largimi i tij si lojtar i lirë ose edhe për një shifër të ulët në janar ka bërë shumë klube të interesohen për shërbimet e tij.

Sipas mediumit anglez Express.co.uk, Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e Unitedit dhe Chelseat.

Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë për skuadrat angleze, pasi ka konkurrencë të mëdha nga gjigantët evropianë.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadrat italiane si Juventusi dhe Milani, ndërsa pëlqehet edhe nga Bayern Munichu dhe Valencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat