Solari është trajneri i ri i Real Madrid, ky është stili i lojës që ai preferon

Futboll

Solari është trajneri i ri i Real Madrid, ky është stili i lojës që ai preferon

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 00:26
Santiago Solari

Santiago Solari, ish lojtari i Real Madrid, sot është emëruar si zëvendësues i Julen Lopetegui.

Lopetegui është shkarkuar nga pozita e trajnerit të “Los Blancos”, pas një starti katastrofal të sezonit.

Humbja e mbrëmshme e “mbretërve” nga Barcelona, me rezultatin 5:1, ishte goditja e fundit për spanjollin.

Në vend të tij është emëruar tekniku argjentinas, Santiago Solari.

Por, cilat do të jenë risitë që ish lojtari i Real do t’i sjelli skuadrës nga “Santiago Bernabeu”?

Solari preferon sistemin 4-2-3-1 ose atë të 4-1-4-1, megjithëse nuk qëndron peng i taktikave.

“Së pari duhet të shikosh se cilat janë kapacitetet e skuadrës që ke në dispozicion. Cilët janë lojtarët dhe cilat janë karakteristikat e tyre, pastaj të zgjedhësh stilin që do të luash. Të gjitha këto janë më të rëndësishme se skemat. Mund të vendosesh me 4-4-1-1 dhe të jesh ofanziv, sikurse të luash me 3-4-3 dhe të jesh shumë defanziv” kanë qenë fjalët e Solarit për “El Grafico”.

Solari është prej trajnerëve që preferon të luaj pa një sulmues “9” klasik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat