Guardiola: Fusha e keqe i dha fitoren Cityn

Futboll

Guardiola: Fusha e keqe i dha fitoren Cityn

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:54
Guardiola: Fusha e keqe i dha fitoren Cityn

Pep Guardiola pranoi se fusha e keqe e “Wembley” e ndihmoi Manchester City për ta mundur Tottenham, teksa ndjeu se Erik Lamela do të kishte shënuar në rastin e tij të artë, po të mos ishte kjo gjendje e barit.

“Lamela kishte një rast të qartë dhe për shkak të fushës nuk shënoi, – tha trajneri katalanas. – Nëse fusha do të ishte e mirë, Lamela me cilësitë e tij, me këmbën e majtë dhe në një pozicion mjaft të mirë, do të kishte shënuar gol.

Sigurisht, është një fitore e mirë, për kushtet dhe kundërshtarin e fortë. Tottenham është një nga kundërshtarët më fizikë që kam hasur në karrierën time. Urime për të dyja palët, sepse ishte një lojë e mirë në kushte të vështira të fushës.

Për të luajtur një ndeshje futbolli në atë fushë nuk është e lehtë. Kjo është arsyeja pse ka pasur shumë gabime, që nuk duhet të ndodhin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat