Messi i vendos ultimatum Barcelonës

Futboll

Messi i vendos ultimatum Barcelonës

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:00
Messi i vendos ultimatum Barcelonës

Lionel Messi nuk është lider vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Ylli argjentinas shpesh herë merr vendime sa i përket merkatos së klubit katalanas. Së fundmi ai i’a ka bërë të qartë drejtuesve që të bëjnë çdo përpjekje për të transferuar në skuadër yllin brazilian të Paris Saint Germain, Neymar. Arsyeja është shumë e thjeshtë, me brazilianin, Barça mund të fitojë tripletën. 
Lionel Messi ka pranuar se Barcelona e vitit 2015 kur fitoi tripletën është më e forta ku ai ka luajtur, pra kujtojmë që në atë kohë pjesë e gjigandit spanjoll ishte edhe Neymar. Messi po vjen duke u “plakur” ashtu sikurse Suarez dhe afrimi i Neymar do të ishte një blerje madhështore. Natyrisht që shanset janë të pakta pasi kosto e operacionit është tej mase e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat