Inter ‘kinez’, por efikas; Mbrojtje solide, kapiten ‘bomber’

Futboll

Inter ‘kinez’, por efikas; Mbrojtje solide, kapiten ‘bomber’

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:01
6 fitore radhazi e kanë çuar në shina një sezon që u nis keq me vetëm 4 pikë në 4 javë.

Në kontrast me fqinjët e të njëjtit qytet që vuajtën aksionerë problematikë kinezë duke ndryshuar shpejt kursin, Interi në pronësinë e grupit Suning po nis të funksionojë siç duhet edhe në fushën e lojës. Suksesi ndaj Lacios impresionoi tifozët por bindi edhe ata kritikë se formacioni zikaltër mund të shkojë larg këtë sezon.

Mbrojtja nuk pëson gola të lehtë, mesfusha ka gjetur lider dhe sulmi bën detyrën në një formacion që ka merituar vendin e dytë në renditjen e serisë A. 22 pikë në një muaj e gjysmë janë fryt i rritjes së vazhdueshme për skuadrën e trajnerit Spaleti.

6 fitore radhazi e kanë çuar në shina një sezon që u nis keq me vetëm 4 pikë në 4 javë.

Inter ka pësuar 6 gola në total në kampionat, më pak se çdo skuadër tjetër e serisë A, madje 4 nga këto rrjeta kanë ardhur në javët e para ku forma ishte dukshëm e keqe. Trajneri Spaleti ka alternuar 3 mbrojtësit qendrorë por duket se prapavija e Interit që nga mesi i Shtatorit, i ngjan vërtet një bunkeri.

Marselo Brozovic është kthyer në dashurinë e re të tifozëve pasi vrapon më shumë se gjithë pjesa tjetër e ekipit por sërish ka kohë edhe për shpikje që ekzaltojnë turmën. nëse kësaj i shtohet kapiteni Ikardi me golat vendimtarë, atëherë duket se vërtet zikaltërit mund të rivalizojnë për titull, edhe një ekip të konsoliduar si Juve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat