Lojtarët e Skënderbeut tallen me Partizanin

Futboll

Lojtarët e Skënderbeut tallen me Partizanin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje

Fitorja në kryendeshjen e javës së 10-të ndaj Partizanit me rezultatin 0-2 ka bërë me “krahë” futbollistët e Skënderbeut.

Madje nuk kanë munguar as talljet me kundërshtarët, teksa mesfushori Bruno Dita postoi pas ndeshjes një foto gjatë festimit nga ndeshja e parë në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit me mbishkrimin ironizues: “Si nuk u lodhën këta të “Digitalb”-i duke e përsëritur këtë filmin?

Nuk ka munguar as komenti i futbollistit tjetër të Skënderbeut, Nazmi Gripshi që shkruan “E jep përherë në darkë. Dita nuk e ka lënë me kaq dhe ka vazhduar duke iu përgjigjur Gripshit: “ Në orët e vona më duket me pullë të kuqe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat