A është Solari një Zidane i ri dhe kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë?

Futboll

A është Solari një Zidane i ri dhe kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë?

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:35
Santiago Solari

Pas një fillimi të tmerrshëm në një sezon në të cilin kanë humbur katër nga 10 ndeshjet e para të La Ligas dhe renditen në vendin e nëntë në renditje, Real Madrid ka shkarkuar Julen Lopeteguin.

Emri i njeriut që e zëvendëson atë është një surprizë. Santiago Solari është një figurë relativisht e panjohur edhe në Spanjë.

Sidoqoftë, njoftimi i Realit për emërimin e Solarit bën të qartë se ai është vetëm një emërim i përkohshëm dhe ekziston një mundësi se një figurë më e njohur do të vijë për pak kohë.

A është Solari një Zidane i ri?

Fati i Lopetegui ishte i pashmangshëm edhe para humbjes 5-1 në El Clasico të dielën ndaj Barcelonës dhe pritshmëria e emrit që do ta zëvendësonte ishte ai i ish trajnerit të Chelsea, Antonio Conte.

Megjithatë, Conte nuk ka rënë dakord me presidentin e Realit Florentino Perez, dhe me qëndrimin e Lopetegui në mënyrë të qartë i papërshtatshëm – klubi është detyruar të marrë një masë emergjente afatshkurtër duke promovuar trajnerin e ekipit B, Solari.

Në shumë mënyra, ekzistojnë ngjashmëri të forta midis Solarit dhe ish-shokut të tij Zinedine Zidane para emërimit të francezit si trajner në 2014.

Ata luajtën së bashku për Realin gjatë viteve të para të presidencës së Perezit, me argjentinasin Solari duke bërë 148 paraqitje për Los Blancos në mes të viteve 2000 dhe 2005, megjithëse në shumicën e ndeshjeve ka qenë në stol.

Solari pastaj u largua tek Interi përpara se të përfundojë karrierën e tij në Amerikën e Jugut, por ai u rikthye përsëri në Bernabeu si trajner i ekipit të të rinjve në vitin 2013 dhe u diplomua për t’u bërë trajner i ekipit B të klubit – Real Madrid Castilla – në vitin 2016, pak pasi Zidane e la atë rol për të marrë përsipër ekipin e parë.

Pra, tani ai po merr hapin e njëjtë si Zidane: një njeri i besuar i Perezit që luajti për klubin në fillim të viteve 2000 dhe më pas mori përgjegjësinë për Kastiljen, përpara se të vinte në skuadrën e parë që është në një një krizë mesatare.

A do të thotë kjo që Solari është një Zidane tjetër? Me pak fjalë, jo.

Përpara se Zidane të ishte në krye të stolit të madrilenëve – ai ishte prej kohësh si asistent i trajnerit Carlo Ancelottit duke u përgatitur për rolin e madh si trajner i parë .

Zidane ishte, gjithashtu, një legjendë e padiskutueshme – një ikonë e paprekshme e kujtuar me dashuri si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Realit, si dhe një ambasador i shkëlqyer për klubin me një personalitet karizmatik që siguroi respekt të menjëhershëm dhe të padiskutueshëm nga të gjithë njerëzit.

Solari është i ndryshëm. Ai nuk ishte aspak një yll gjatë ditëve të tij si lojtar në Bernabeu, dhe ai është konsideruar nga tifozët si një lojtar i rradhës.

Ndryshe nga Zidane, ai kurrë nuk ka punuar me ekipin e parë të Realit – ose ndonjë ekip tjetër të parë.

Edhe pse Solari është një njeri i besuar i Florentino Perez, ai është gjithashtu një njeri që ka luajtur me klubin rival të qytetit.

Ai luajti për rivalët kryqësorë të Atletico Madridit para se të bashkohej me Realin dhe ka shprehur rregullisht admirimin e tij të fortë për Barcelonën dhe Lionel Messin – me të cilin ai ka një vendlindje Rosario në Argjentinë.

Kush do të jetë emri që do marrë drejtimin e Realit?

Pas humbjes së Barcelonës, Antonio Conte ishte emri që pritej të ishte trajneri i i ri i Real Madridit.

Por ish-tekniku i Chelsea kërkon një kontratë afatgjatë, plus nënshkrimin e një sulmuesi të ri dhe një mbrojtësi të ri qendror – dhe deri më tani, Perez nuk është i gatshëm të pranojë këto kushte.

Gjithsesi, Conte mbetet opsioni më i mundshëm, por edhe nëse bisedimet do të prishen Perez do të duhet të kërkojë diku tjetër.

Ish-lojtari dhe drejtori sportiv i klubit, Jorge Valdano, tashmë ka identifikuar trajnerin e Belgjikës Roberto Martinez si njeriun ideal:

“Conte ka prestigj sepse ai ka fituar në vende të ndryshme, por Roberto do të përshtatet me këtë ekip”.

Nëse Conte nuk do të vijë, Martinez do të ishte një zgjidhje krejtësisht e arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat