Ismajli lë Kosovën për Shqipërinë!

Futboll

Ismajli lë Kosovën për Shqipërinë!

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:31
Ismajli lë Kosovën për Shqipërinë!

Futbollisti Ardian Ismajli pritet të jetë emri më i ri që i bashkohet kombëtares së Shqipërisë. Mbrojtësi 22-vjeçar i Hajdukut të Splitit, ish kapiten i kombëtares së Kosovës U-21, prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi tanimë ka marrë fund edhe çdo pengesë burokratike për të bërë hapin e madh.

Mbrojtësi është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panucci për t’u bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Ligës së Kombeve me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat