Punë, punë, punë! Me këtë moto Emery po e ndërron Arsenalin

Futboll

Punë, punë, punë! Me këtë moto Emery po e ndërron Arsenalin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:57
Unai Emery

Trajneri i topxhinjëve fitoi 11 ndeshje radhazi në të gjitha garat para se të barazoi me Crystal Palace dhe duket se ai e ka ringjallur këtë skuadër

Nëse keni nevojë për një citat të marrë ga filozofia e karrierës menaxheriale të Unai Emery atëherë kemi “Mendoj që ne vuajtëm shumë këtë ndeshje-por unë i dashurojë vuajtjet”, që është më interesantja deri me tani.

U tha nga spanjolli pasi Arsenali fitoi kundër Qarabag më 3-2 në Europa Ligë, një ndeshje që nuk ishte aq e vështirë nëse e shikon rezultatin.

Filozofia e Emery është e thjesht: ai dëshiron që çdo lojtarë të tregojë që ata dëshirojnë të fitojnë duke luajtur me stilin e tij dhe vlerat që përfaqësojnë Arsenalin.

46 vjeçari ka marrë në stafin e tij edhe të tjerë pasi e zëvendësoi Arsene Wenger këtë verë-me pesë persona që deri me tani kanë qenë pjesë integrale ku ka punuar Emery-ata kanë punuar shumë në stërvitje të Arsenalit, duke bërë që “puna e madhe” të jetë edhe “argëtim për ta’.

“Çdo ndeshje, ju kërkoni që çdo lojtar ti jep intensitet lojës, agresion, të tregojë që ata dëshirojnë të fitojnë dhe janë të përgatitur për të punuar shumë për të fituar”, ka thënë Emery gjatë ndeshjeve parasezonale të Arsenalit.

“Ne dëshirojmë ta bëjmë këtë më stil, me një personalit, me protagonizëm në fushë. Ne dëshirojmë që çdo lojtarë të krijojë gjëra dhe të zbulojë gjëra kur ata e kanë topin. Kur ne jemi pa top, ne po ashtu dëshirojmë që ta fitojmë topin sa më shpejt”.

“Ne dëshirojmë që të demonstrojmë që jo vetëm në çdo ndeshje këtë, por po ashtu edhe në sesione të stërvitjeve. Ne duam që lojtarët tonë të jenë energjik, plot veprime më apo pa top dhe të jenë protagonist në fushë duke bërë gjëra”.

Çdo trajner ka stilin e tyre unik të menaxhimit dhe Emery nuk dallon në këtë rast. Ai flet rregullisht me lojtarët e tij dhe dëshiron që të këtë marrëdhënie të afërta me ta, ai po ashtu mban edhe distancë të shëndetshme. Ai shmanget kur ka nevojë që mos të ofrohet shumë më ta.

Granit Xhaka është një lojtar i cili ka përfituar nga stili  një-më-një i trajnimit me Emery, ku ai ka luajtur edhe si anësor i majtë i mbrojtjes ndeshjeve të fundit të cilin e ka inkurajuar që mos të shikojë shumë atë që bën në fushë.

“Marrëdhëniet e tij me lojtarët janë shumë të mira dhe ai gjithmonë përpiqet të na motivojë. Ai kërkon më shumë stërvitje në mënyrë që të rritemi”, ka thënë ish lojtari i Emery, Nico Pareja për ESPN.

“Atij i pëlqen të flet me ne shumë. Ai [punon 24 orë për futbollin dhe është një profesionist i shkëlqyer. Kështu, për lojtarët, kjo është një ndihmesë e madhe sepse ai përpiqet që të studjojë të gjitha aspektet e lojës sonë dhe ato ti implementojë në fushë”.

Xhaka mori kritika sezonin e kaluar për gabime të lehta dhe gabime në mbrojtje por ai duket një mesfushorë i ri në partneritetin e tij me Lucas Torreira këtë sezon.

Emery e ka reputacionin për përmirësimin e shumë lojtarëve në Sevila, si Jose Antonio Reyes dhe Ever Banega që janë storie të suksesit të tij.

Babai i Emery, gjyshi dhe xhaxhai ishin lojtarë profesionist dhe nuk është befasi që të shohim pasionin e tij për këtë lojë të cilën ai e bënë sa më perfektë në fushë.

Analizat para ndeshjes mbetet në ballë të parapërgatitjeve të Arsenalit nga analisti i video Victor Manas që ka një tendencë të pa metë për të thjeshtëzuar të gjitha analizat në skuadrën e parë.

Jashtë fushës, lojtarët po ashtu inkurajohen të hanë gjithmonë pas sesionit të stërvitjeve për të marrë energjitë, derisa ka pasur një rënie të ndjeshëm të lëndimeve muskulore që kanë qenë shumë të mëdha në Arsenal viteve më parë.

Emery nuk ndan vlerat e tij vetëm më skuadrën e parë. Ai vazhdimisht bisedon me të gjithë trajnerët e akademisë dhe gjithmonë përcjell zhvillimin e të rinjve të Arsenalit, duke siguruar që të këtë sinergji me parimet e përbashkëta të kësaj skuadre.

“Flas me Emery çdo javë”, tha trajneri i U23 i Arsenalit Freddie Ljunber. “Ne jemi shumë të afërt. Ai me ndihmon në punën time dhe ne mendojmë njëjtë për futbollin. Kjo ndihmon lojtarët e mijë kur ata të stërviten me skuadrën e parë”.

Të punosh shumë është qëllimi i tij dhe kjo është ajo që po e bën skuadra e Arsenalit çdo ditë. Procesi nuk do të korrë shpërblime brenda natës por i ka vendos Topxhinjtë në një pozitë të mirë përpara, me kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe me mundësi për të fituar trofe vendor që tani janë realiste por edhe në Europa Ligë.

“Ne po përpiqemi të luajmë futboll, goli i jonë i dytë kundër Chelsea u bë pas 19 pasimeve paraprake dhe pasta Alex (Iëobi) e finalizojë këtë sulm kur ne shënuam”, tha mesfushori ofensivë, Henrikh Mkhitaryan.

“Është një filozofi e re, ne duhet ta pranojmë këtë dhe në punojmë shumë për të arritur synimet tona”.

Dy gola në vetëm 10 minuta kundër Watfordit, një fitore e ngushtë 3-2 kundër Cardiffit dhe një ndeshje e fortë kundër Crystal Palace tregojnë që Arsenali tani është një skuadër luftuese deri në fund.

Sigurisht edhe më shumë gjëra do të vinë. Mesazhi i Emery u dëgjua qartë në London Colney, duket vetëm çështje kohe para se puna e madhe e tij ti shpaguhet Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat