Ky është urdhri i parë i Perezit për trajnerin e ri të Real Madridit

Futboll

Ky është urdhri i parë i Perezit për trajnerin e ri të Real Madridit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:33
Florentino Perez

Presidenti Florentino Perez i ka dhënë urdhrin e parë trajnerit të sapo ardhur te Real Madrid, Santiago Solari.

Real Madrid të hënën ka vendosur të shkarkojë Julen Lopetegui, i cili është zëvendësuar nga ish lojtari i Real Madridit, Santiago Solari, i cili do të jetë në krye të ‘Los Blancos’ në një periudhë të pacaktuar.

Ndeshja e së mërkurës në Kupën e Mbretit kundër Melilla, do të jetë mundësia e parë për Solarin që të dëshmojë aftësitë e tij.

Presidenti Perez, në prag të kësaj ndeshje ka urdhëruar Solarin që t’u jepen minuta lojtarëve që janë aktivizuar më së paku gjatë këtij sezoni, e njëri prej tyre është braziliani Vinicus Jr.

Ndeshja mes Melilla dhe Real Madrid, luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat