Mediet në Spanjë: Këta janë dy trajnerët e vetëm që Ramos i do te Reali

Futboll

Mediet në Spanjë: Këta janë dy trajnerët e vetëm që Ramos i do te Reali

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:35
Ramos

Dita e hënë ishte dita e fundit e Julen Lopetegui në krye të Real Madridit.

Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, dhe humbja 5:1 nga Barcelonë në ‘El Clasico’, kanë bërë që Florentino Perez zë ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll.

Pas marrjes së vendimit për shkarkimin e Lopetegui, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka ngritur zërin duke i bërë me dije presidentit Perez se cilët janë dy trajnerët e vetëm që i dëshiron në ‘Santiago Bernabeu’.

Gazetari i ‘AS’, Manuel Esteban, ka bërë të ditur se Ramos i ka kërkuar Perezit që të tentoi angazhimin e trajnerëve mes Roberto Martinez dhe Mauricio Pochettino.

Kjo kërkesë e Ramos, ka lënë jashtë listës Antonio Conte, ish trajnerin e Chelsea.

Në një situatë të komplikuar, Perez ka vendosur për Santiago Solarin, në një periudhë të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat