Moratti: Ky është Juventusi më i mirë në histori, por të gjithë shpresojnë që të lëshojë pikë

Futboll

Moratti: Ky është Juventusi më i mirë në histori, por të gjithë shpresojnë që të lëshojë pikë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:36
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se të gjithë konkurrentët në Serie A shpresojnë që Juventusi të lëshojë pikë.

Pas fitores ndaj Lazios, Nerazzurrët janë në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Napolin, derisa Bianconerët janë gjashtë pikë përpara.

“Është një sezon fascinues deri më tani. Juve po vazhdon përpara, por Napoli dhe Interi bëjnë futboll të mirë që u jep shpresë”.

“Të gjithë duhet të shpresojmë për një sezon të luftuar si në edicionin e kaluar. Juventusi lë përshtypjen se është më i forti, por akoma ka pakëz shpresë”.

“Është një futboll argëtues dhe një arsye më shumë për të tërhequr sa më shumë tifozë se zakonisht në Serie A”.

“Juve është mësuar të konkurrojë edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve, por të gjithë shpresojnë që ata të lëshojnë disa pikë dhe ta bëjnë garën për Scudetto më interesante për të gjithë”.

“Për vete, mendoj se ky është Juventusi më i fortë i të gjitha kohërave. Janë më të qëndrueshëm se të tjerët, sepse i kanë fituar shtatë tituj rresht dhe po e kërkojnë të tetin sikur të ishte i parë”, ka thënë Moratti për TeleRadioStereo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat