Vjen dorëheqja e parë

Futboll

Vjen dorëheqja e parë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:46
Salajdin Fanaj

Për shkak të pakënaqësisë anëtari i kryesisë së KF Liria Salajdin Fanaj ka dhënë dorëheqje nga kryesia e KF Liria.

Në letrën e dorëheqjes që ia ka dorëzuar kryesisë ai shkruan:

Unë Salajdin Fanaj , anëtar i kryesise së KF “Liria”, nga sot më 28.09.2018, jap dorëheqje të pakthyeshme, nga kjo pozitë.

Arsyetim: Ka kohë që bëjë kërkesa lidhur me përmirësimin e gjendjes në Klubin “Liria”, sepse po shihet  ecuria  e keqe në klub! Mirëpo kërkesat po hidhen poshtë, pa ndonjë arsyetim…

Kryetari informatat i mban për vete, dhe neve na mban të izoluar, me gjasë ato i ndanë me disa eprorë të tij, që i ka jashtë klubit…

Mbahen mbledhjet, e aty as nuk mbahet procesëverbal, as nuk dihet rendi i ditës, as nuk ka ndonjë vendim me arsyetim.

Duke e parë këtë gjendje të keqe, e të cilën unë nuk po mundem me e ndryshue për arsyen që Kryetari i klubit, është i ngurtë dhe s’pranon ide të reja e përparimtare,

unë jam kyçur që të bëhen reforma në klub, ato s’po ndodhin…

Këto janë disa arsye , e ka edhe shumë të tjera që do i përmendi në një rast tjetër,

Andaj nga sot unë nuk jam pjesë e këtij dështimi, që origjinën e ka nga e kaluara, e që  papërgjegjësia, dhe paaftësia e Kryetarit të Klubit nuk po jep shenja për reforma!, shkruan Salajdin Fanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat