Griezmann ka një ëndërr

Futboll

Griezmann ka një ëndërr

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:44
Griezmann ka një ëndërr

Ylli i Atletico Madrid dhe i kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, e pranon se ëndërron ta fitojë një ditë “Topin e Artë”.

27-vjeçari është përsëri kandidat për çmimin prestigjioz individual këtë vit, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën dhe udhëhoqi Atletico Madridin drejt lavdisë në “Europa League”, teksa ka fituar edhe Superkupën e Evropës kundër Real Madridit.

Futbollist në fjalë, i cili përfundoi i treti, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, në vitin 2016, nuk ka asnjë hezitim në synimin e tij për ta fituar çmimin individual.

“Unë nuk kam frikë ta them këtë, ëndërroj ta fitoj “Topin e Artë” dhe Ligën e Kampionëve, pasi triumfova në Kupën e Botës”, tha Griezmann për ESPN FC.

“Në fakt, unë ëndërroj për shumë gjëra. Ëndërroj të kem tre fëmijë. Janë këto ëndrra, që të motivojnë kur zgjohesh çdo mëngjes. Pra, falë ëndrrave, ju keni qëllime për të arritur ne karrierë dhe jetë”.

Pasi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s në shtator, mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, është favorit dhe për “Topin e Artë”, edhe të shumtë janë ata që mendojnë se kjo do të ishte e padrejtë.

Griezmann ka gëzuar një tjetër vit të mirë, duke përfshirë 29 gola të shënuar për Atletico Madridin gjatë sezonit 2017-2018.

Dhe francezi beson se “Topi i Artë” është nderimi më i madh individual: “Në nivel personal, ky është çmimi më i lartë që mund të merrni. Është çmimi më historik, më prestigjioz, por unë, gjithashtu, jam një lojtar që mendoj kolektivisht, para se individualisht. Por, do të ishte mirë për mua, për shkak të gjithçkaje që kam kaluar, veçanërisht pasi jam ndarë nga familja ime në moshën 3-vjeçare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat