Vetëbesim

Futboll

Vetëbesim

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:10
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde ka gjetur mënyrën sesi Barcelona e tij të jetojë edhe pa yllin argjentinas, Lionel Messin.

Sapo të gjithë menduan se Barcelona nuk do t’ia dalë dot të ekzistojë pa Lionel Messin, ishte pikërisht trajneri që ia doli të gjejë zgjidhjen ideale pas dëmtimit të Messit në dorë.

Katalanasit ishin strikt dhe një ekip kolektiv në fushë dhe këtë gjë e tregojnë më së miri rezultatet: 7/1 raporti i golave të shënuar me atë të pësuar.

Fillimisht, Valverde ka arritur që të shfrytëzojë cilësinë e lojtarëve, të cilët shpesh duken në hije me praninë e Messit në fushë, por në fakt kanë shfaqur kualitet dhe u shfaqën në nivelet më të larta të mundshme.

Së dyti, ai ia doli që të gjejë balancën perfekte për të cilën bëri bashkë dy faktorë. Së pari, Barcelonës i duhej një mesfushor më shumë. Për këtë, braziliani Artur kompletoi nevojat e skuadrës në këtë repart për të plotësuar ato hapësira, për të cilat edhe Pike më parë është ankuar. Është një element që ndihmon ekipin, sidomos në aspektin mbrojtës dhe në ato momente të lojës kur topin e zotëron kundërshtari.

Për këtë, tekniku ka bërë një zgjidhje taktike me vendosjen e futbollistëve. Kur luan Messi, Barcelona mbron me vendosjen 4-4-2. Pa të, u shndërrua në 4-1-4-1, me të cilën katalanasit u shfaqën të fortë dhe u ambientuan menjëherë. Barcelona humbi golashënuesin më të mirë, atë që krijon dhe që gjuan më shumë drejt kuadratit të kundërshtarit, pasi askush nuk mund të bëjë si Messi.

Megjithatë, zgjidhja e trajnerit ishte që gjithsecili të bëjë një hap para, sa i përket nivelit të lojës dhe cilësive personale të shprehura në fushë, për ta bërë më të mirën jo individualisht, por në kolektiv.

Me një mesfushë shumë solide dhe të ngjeshur, Barcelona ia doli të shfaqë një futboll cilësor dhe efikas në të njëjtën kohë, si pasojë e nivelit të lartë të përqendrimit apo edhe të bashkëpunimit mes lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat