Chelsea interesohet për Suson

Futboll

Chelsea interesohet për Suson

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:23
Suso

Chelsea i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues të Milanit, Suso.

Spanjolli ka qenë një nga lojtarët më të mirë gjatë sezonit të kaluar dhe në këto ndeshjet e para të këtij stinori nën urdhrat e trajnerit, Gennaro Gattuso.

Edhe pse po vazhdojnë negociatat mbi zgjatjen e kontratës, një numër i klubesh evropiane kanë filluar përgatitjet për të bërë oferta gjatë janarit.

Sipas TMW, në listë tani është përfshirë edhe Chelsea i drejtuar nga trajneri italian, Maurizio Sarri.

Klubi londinez është pretendentë për të fituar titullin këtë sezon dhe po kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre gjatë dimrit.

Suso, një produkt i të rinjve nga Liverpool, thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurove në kontratën aktuale.

The Reds besohet të jenë të interesuar në rikthimin e 24-vjeçarit në Anfield. Ndërsa, Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuar për futbollistin e shkëlqyeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat