Lidhje të fshehta me mafiozët

Futboll

Lidhje të fshehta me mafiozët

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:33
Vinçenco Jakuqinta

Në Itali gjithnjë e më shumë zbulohen lidhje të fshehta midis mafies dhe futbollit. Së fundmi në këtë lidhje ka qenë pjesë edhe ish-futbollisti i Udinezes dhe Juventusit, Vinçenco Jakuqinta.

Lojtari italian është dënuar ditën e sotme me 2 vite burg me akuzën për armëmbajtje pa leje dhe lidhje të fshehta me elementë mafiozë. Në disa përgjime të bëra gjatë operacionit “Aemilia” thuhet se disa elementë mafiozë ishin gati për t’u bërë presion trajnerëve që Jakuinta të aktivizohej rregullisht. Ndërsa në momentin e dhënies së vendimit nga gjykata, Jakuinta dhe babai i tij janë ngritur në këmbë duke thënë: “Qesharake, ky është një turp i madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat