Kërcënon ylli i Bayernit: Ose unë, ose Kovaçi

Futboll

Kërcënon ylli i Bayernit: Ose unë, ose Kovaçi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:40
James Rodriguez

James Rodriguez ka kërcënuar me largim nga Bayern Munich, nëse trajner mbetet Niko Kovaç.

Raportet mes trajnerit të Bayern Munich, Niko Kovaç, dhe yllin kolumbian, James Rodriguez, mbeten të tensionuara.

Ish anëtari i Real Madridit, nuk është aspak i kënaqur me minutazhën që i dhuron trajneri kroat, e as me organizimin e skuadrës nga ky trajner.

Mediet gjermane raportojnë për një takim mes James Rodriguez dhe bordit të Bayern Munich, në të cilin ka shprehur shqetësimet e tij.

“Ose unë, ose Kovaç”, raportohet të ketë qenë kërkesa e fundit e James.

James po kalon sezonin e dytë te Bayern Munich si huazim, por me trajner Niko Kovaçin, vështirë të besohet se ai do të kompletojë transferimin në ‘Alianz Arena’ gjatë verës së vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat