Ish-kampioni i botës dënohet me dy vite burg: Turp, jeni qesharakë

Futboll

Ish-kampioni i botës dënohet me dy vite burg: Turp, jeni qesharakë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:45
Italia

Pas hetimeve paraprake dhe dëshmive të para, Vincenzo Iaquinta, ish-sulmuesi i Italisë, është njohur me vendimin e gjykatës. 38-vjeçari është dënuar me dy vite në procesin kundër ‘Ndrangheta-s “Ameilia”.

Një dënim i rëndë, që mund të kishte qenë më i ashpër, duke parë se akuza kishte kërkuar gjashtë vite burg për abuzim me armë. Ndërkohë, vendimi i shkallës së parë ka hedhur poshtë akuzën për lidhje mafioze të ish-kampionit të botës me Italinë në 2006-ën. Gjë që nuk ka ndodhur për babanë e tij, Giuseppe, i cili është dënuar me 19 vite burg për lidhje me mafien.

Ish-sulmuesi i Udinese dhe Juventus ka reaguar shumë keq pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë dhe është larguar nga salla e gjyqit duke bërtitur: “Turp, jeni qesharakë”.

Në majin e vitit të kaluar, Vincenzo Iaquinta ka provuar të mbrohet nga akuzat e lidhjeve mafioze dhe ajo e abuzimit me armë, duke shpjeguar se: “Jam një person i famshëm, pistoletën e kam marrë pasi isha tërhequr nga futbolli. Më pëlqente të shkoja në poligonin e Reggio-s, por nuk kam lëvizur kurrë me armë në brez”.

Kundër Iaquinta-s rëndon gjetja e dy pistoletave të tij në shtëpinë e babait, që janë sinjalizuar më pas nga vetë ai: “E kam bërë sepse jam i ndershëm, – ka thënë në sallën e gjyqit. – Por e pranoj se nuk kam informuar policinë në lidhje me zhvendosjen e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat