Wenger tregon a do të jetë zëvendësues i Lopetegui te Real Madridi

Futboll

Wenger tregon a do të jetë zëvendësues i Lopetegui te Real Madridi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:56
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në futboll në zejen e trajnerit para vitit 2019.

Trajneri legjendar francez në fund të sezonit të kaluar është larguar nga Arsenali, pas qëndrimit 22 vjeçar në krye të ‘Gunners’.

69 vjeçari gjatë një interviste dhënë pak ditë më parë, ka konfirmuar se dëshiron t’i rikthehet futbollit, por vetëm në vitin 2019.

Këto deklarata, trajneri francez i ka konfirmuar edhe gjatë një interviste për ‘Talksport’, pas spekulimeve se mund të emërohet trajner i Real Madridit, për të zëvendësuar të shkarkuarin Julen Lopetegui.

“Unë do t’i kthehem futbollit, por këtë do ta bëjë vetëm pas Vitit të Ri”, ka deklaruar Wenger.

Kjo deklaratë e tij hedh poshtë mundësinë e emërimit trajner te Real Madridi, të cilën përkohësisht po drejtohen nga Santiago Solari, dhe brenda dy jave duhet të vendosin për trajnerin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat