Juventusi e transferon falas yllin e Man Unitedit

Futboll

Juventusi e transferon falas yllin e Man Unitedit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:24
Foto

Juventusi mund të transferojë falas Juan Matan nga Manchester United.

Juan Mata ka mundësi të mëdha të jetë ylli tjetër që do t’i bashkohet Juventusit si transferim i lirë.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me Manchester United deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe është i lirë të nis bisedime me skuadra tjera nga janari i vitit 2019.

Juventus viteve të fundit ka tërhequr lojtarë të njohur në Serie A si transferime të lira.

Patrice Evra, Sami Khedira, Dani Alves dhe Emre Can janë vetëm disa nga emrat që Juventus në vitet e fundit i ka transferuar falas.

Kujtojmë se Juan Mata është lojtar i Manchester United që nga viti 2014, dhe në 146 paraqitje ka shënuar 31 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat