Xavi Hernandez ka dhënë mendimin e tij në “Catalunya Radio” për ish-shokun e tij të skuadrës në kohën kur luante te Barcelona, Lionnel Messin.
Ish-mesfushori ka deklaruar se argjentinasi mund të luajë futboll në nivel mjaft të lartë deri në moshën 40-vjeçare..
Kur të ikën mosha humbet shpejtësinë, por Messi nuk do ta humbasë kurrë shpejtësinë mendore. Ai është i pakrahasueshëm dhe mendoj se mund të luajë deri në moshën 38, 39 apo 40-vjeçare. Atij i nevojitet shumë pak për ta bërë këtë gjë, dhe besoj se për shumë kohë do të luajë në nivele të larta”, deklaroi Xavi.