Solari i lumtur me startin e mirë te Real Madrid

Futboll

Solari i lumtur me startin e mirë te Real Madrid

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 06:51
Santiago Solari

Santiago Solari është deklaruar i lumtur për fitoren e Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/16 së Kupës së Mbretit.

Trajneri argjentinas ka drejtuar për herë të parë Real Madridin, duke shënuar fitore 0-4 në udhëtim te Melilla.

“Jam shumë i lumtur, ka parë ekipin të lumtur, që luanin me intensitet dhe entuziazëm, pa u ndalur për 90 minuta”, ka deklaruar Solari.

“Kemi luajtur kundër një kundërshtari të vështirë, i cili të vë në presion dhe luan mirë pavarësisht që është pjesë e Second B”.

Solari është emëruar trajner i Real Madridit përkohësisht pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat