Pesë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve sipas Pirlos

Futboll

Pesë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve sipas Pirlos

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:02
Ish kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo

Ish kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo, ka dhënë mendimin e tij për skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve.

Për Pirlon, Juventusi, Liverpooli, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich, janë skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Befasi në përzgjedhjen e Pirlos është mungesa e Real Madridit, kampionëve në fuqi të kësaj gare.

“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.

Pirlo 39 vjeçar është pensionuar nga futbolli në vitin 2017, pas një karriere të suksesshme te skuadrat si Milan e Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat