Milan fitoi ndaj Genoas, por theu një rekord aspak të mirë të vitit 1933

Futboll

Milan fitoi ndaj Genoas, por theu një rekord aspak të mirë të vitit 1933

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:14
Foto

Milani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Genoas në ‘San Siro’ në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë në Serie A.

‘Rossonerët’ kanë dështuar të mbajnë të paprekur portën në dhjetë ndeshjet e para në Serie A, për herë të parë që nga viti 1992-1933, shkruajnë mediet italiane, 

Kjo seri e rezultateve tregon se Milani ka pësuar së paku nga një gol në secilën ndeshje në dhjetë xhirot e para.

Milan pas xhiros së dhjetë në Serie A numëron 18 pikë dhe renditet në vendin e katërt.

Skuadra e Gatussos në xhiron e ardhshme udhëton për t’u takuar me Udinesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat