Jackson shqetëson Luftëtarin!

Futboll

Jackson shqetëson Luftëtarin!

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Jackson shqetëson Luftëtarin!

Fitorja ndaj Kastriotit riktheu buzëqeshjen tek Luftëtari, jo vetëm për tre pikët e fituar dhe ngjitjen në klasifikim, por edhe për faktin se nën urdhërat e trajnerit Gentjan Mezani grupi do të ishte më i plotë. Lejdi Liçaj i cili mungoi për arsye kartonash ndaj krutanëve rikthehet të jetë pjesë e skuadrës, ashtu si dhe mesfushori Albano Aleksi i cili ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është gati për të dhënë kontributin e tij. Megjithatë jo gjithçka po shkon mirë në Gjirokastër pasi në seancën e fundit stërvitore janë larguar përpara kohe mbrojtësit Nemanja Janicic dhe Jackson Ferreira. Të dy futbollsitët kanë prishur planet e trajnerit Mezani në vigjilje të sfidës së rëndësishme me Laçin, pasi gjirokastritët nuk kanë një grup me alternativa të shumta për më tepër që të dy futbollistët janë dhe titullarë të padiskutueshëm. Në këtë mënyrë trajnerit vlonjat i rikthehen dhimbjet e kokës për ndërtimin e formacionit dhe për më tepër që koha shtrëngon, me sfidën që është e programuar për të shtunën në orën 14. Megjithatë lajmi mirë është forma që po kalon Vasil Shkurtaj i cili ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit, ashtu si dhe një pjesë e mirë e skuadrës, ku spikat rikthimi i fantazistit Eduart Rroca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat