Trepça ’89 i besohet Osmanit

Futboll

Trepça ’89 i besohet Osmanit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Sabit Osmani

Trepça ’89 nga Mitrovica nuk do të emërojë një trajner të ri për zëvendësimin e Gugash Maganit deri në përfundim të sezonit vjeshtor të IPKO Superligës së Kosovës.

E konfirmon presidenti Abedin Zeka, i cili, ia ka ngarkuar detyrën e drejtimit të ekipit ndihmësit të trajnerit peqinas, Sabit Osmani. Për shkak të mungesës së rezultateve, Magani dha dorëheqjen, vendim është pranuar nga Zeka, që dy herë e kishte refuzuar më parë.

Interesant fakti që në tre vitet e fundit Trepça ’89 ka ndërruar plot 7 trajnerë. Magani konfirmoi menjëherë pas humbjes me Prishtinën që do të kthehej në Shqipëri, për të kërkuar një aventurë të re, pasi kishte dështuar të përmbushte pritshmëritë te mitrovicasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat