City e lanë me para Sterlingun

Futboll

City e lanë me para Sterlingun

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:21
Raheem Sterling

Sulmuesi i Anglisë është mbyllur në biseda me kampionët e Premier Ligës për disa muaj dhe në fund ata kanë arritur një marrëveshje

Raheem Sterlingu është pajtuar verbalisht për një kontratë të re pesë vjeçare më Cityin, më 300 mijë funte javën, kanë thënë burime të afërta me lojtarin për Goal.

Sterling dhe City janë në biseda për një zgjatje që 12 muaj por tani janë dakorduar të dyja palët për një kontratë të re me një pagë bazë plus edhe bonuse që do ti rrisin edhe më shumë fitimet e tij.

23 vjeçari ia kishte komunikuar dëshiron përfaqësuesve të klubit të Cityt në fillim të këtij sezoni, por ende ka punë për të mbushur edhe disa pika të tjera për rritjen e vlerës së tij nga kampionët e Premier Ligës.

Por, nësë përfshihen edhe bonuset Sterling do të fitojë më shumë së 15 milionë funte për vit.

Për momentin lojtari më i paguar te City është Kevin De Bruyne, që paguhet rreth 200 mij funte në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat