Befason Di Maria: Liverpool dhe Napoli më të mirë se ne

Futboll

Befason Di Maria: Liverpool dhe Napoli më të mirë se ne

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:50
Di Maria

Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit beson se kampionët francez mund të kualifikohen për në 1/8 e finales nga grupi i tyre i vështirë

Paris Saint-Germain duhet që ta bart formën e tyre Ligue 1 në Ligën e Kampionëve për të shmangur eliminimin e hershëm edhe pse kundërshtarët e tyre janë superior, ka thënë Di Maria.

Sulmuesi i Argjentinës, i cili nënshkroi kontratë pesë vjeçare me kampionët francez këtë javë, e di se duhet të luftojnë shumë për ta lënë pas Liverpoolin dhe Napolin në Grup C, pasi që pas tri ndeshjeve është Napoli dhe Liverpool që prin në grup.

PSG tashmë ka humbur në Anfield dhe ka barazuar në shtëpi me Napolin me të cilën skuadër do të përballen në Napoli.

“Në Ligue 1 gjërat po shkojnë shumë mirë, por në Ligën e Kampionëve ne e dimë që është vështirë. Natyrisht, ne kemi vuajtur në Ligën e Kampionëve, por ne nuk jemi vetëm”.

“Shorti na ka vënë përpara dy skuadrave superiore, Liverpool dhe Napoli, të cilat janë shumë të forta sidomos kur luajnë në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat