Nga futbolli te muzika

Futboll

Nga futbolli te muzika

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:16
Osvaldo

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ish-sulmuesi i skuadrës së Interit, Romës dhe Juventusit, Diego Pablo Osvaldo tashmë është një rockstar pasi pasioni i tij më i madh është muzika aq s aka formuar edhe grupin e vet, Barrio Viejo. 
“Unë nuk isha si Ronaldo, që pas stërvitjes kthehej në shtëpi dhe ushtrohej sërish në palestër. Mua më mjaftonte talenti. Në fushë isha më i miri, por pas 90 minutave merrte fund aty. Problemi është se mbrëmjeve e teproja me jetën e natës dhe këtë e paguajta shtrenjtë.
Njerëzit nuk e kuptojnë vendimin tim dhe më shohin sikur të isha i çmendur. Më thonë: kishe gjithçka, ke luajtur me ekipet më të mira në botë dhe e le futbollin? Je i çmendur. Nuk e kuptojnë që pasioni im është muzika, tani kam një jetë ndryshe dhe jam i lumtur kështu. Futbolli ishte si një rutinë ushtarake, nuk më lejohej as të pija duhan”, tha Osvaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat