“Liverpool është një klub fantastik”

Futboll

“Liverpool është një klub fantastik”

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka thënë se Liverpool është një klub fantastik, dhe se është i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre.

Ylli egjiptian verën e kaluar nga Roma kaloi te Liverpooli, ku për kompletuar një sezon të paharruar, duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mundën nga Real Madrid.

Ai gjatë një interviste dhënë për faqen zyrtare të klubit, ka thënë se është i lumtur në ‘Anfied Road’, duke i mbyllur njëherit edhe derën Real Madridit, që kohëve të fundit ka arritur interesimin për të.

“Liverpool është një klub fantastik, jam i lumtur që jam këtu”, ka deklaruar Salah për faqen zyrtare të klubit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Liverpool është klubi më i famshëm në gjithë botën, që kur isha fëmijë kam dëgjuar për këtë klub të mrekullueshëm, dhe kur luaja PlayStation, shumicën e kohës kam zgjedhur Liverpoolin”./Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat