Mourinho i drejtpërdrejtë mbi mundësitë e Manchester Utd

Futboll

Mourinho i drejtpërdrejtë mbi mundësitë e Manchester Utd

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Mourinho i drejtpërdrejtë mbi mundësitë e Manchester Utd

Jose Mourinho i drejtpërdrejtë mbi mundësitë e Manchester United për të fituar titullin kampion në Premier League. Trajneri i “Djajve të Kuq” nuk sheh vend për diskutim për këtë çështje, madje më i shqetësuar është për diferencën prej 5 pikësh me Arsenalin që mban vendin e dytë. Portugezi shpreson që brenda dhjetorit skuadra që ai drejton të jetë mes katër skuadrave të para.

“Kur të jemi në vend të katërt, dhe unë mendoj se do të jemi, atëherë mund të flasim për diferencën me vendin e parë. Situata ku jemi është e ndërlikuar, lëndimet, pezullimet forma…Jemi jashtë katërshes më të mirë të kampionatit, kështu që tani mund të flasim vetëm për diferencën që duhet të rikuperojmë deri në fund të dhjetorit.”

United luan në transfertë me Bournemouthin, para se të vije momenti i derbit të Manchesterit. Kalendari në këtë pjesë të sezonit, sipas portugezit, nuk është aspak favorizues.

“Në fund të fundit do të luajmë 19 ndeshje brenda dhe po 19 jashtë fushës sonë. Kalendari ndonjëherë ndikon për momentin. Kishim dy ndeshje radhazi jashtë me Burnley-n dhe Watfordit, tani me Bournemouthin dhe City-n. Në këtë pjesë të sezonit ne luajmë kundër tre kandidatëve më të mëdhenj për titullin, kështu që kalendari nuk është i mirë për ne. Në këtë moment duhet të përqendrohemi tek vetja dhe të arrijmë rezultate më të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat