Mesfushori italian ka kaluar mbrëmjen në burg.
Marco Verrati ëshë arrestuar nga policia franceze, pasi i ishte gjetur sasi më e madhe e alkoolit në gjak sesa që lejohet me ligj.
Mesfushori i PSG ishte duke ngarë makinën në mëngjesin e së mërkurës, teksa po kthehej nga një festë që kishte kaluar me shokët e tij, shkruan gazeta L’Equipe.
Verrati është mbajtur në polici përgjatë tërë natës para se të lirohej në mëngjes.
Ende as lojtari e as PSG nuk kanë dalë me një reagim në lidhje me rastin në fjalë.