Arrestohet Verrati

Futboll

Arrestohet Verrati

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Marco Verrrati

Gazeta sportive L’Equipe ka raportuar së italiani Marco Verrrati është arrestuar nga policia, pasi që është zënë duke vozitur i dehur

Mesfushori i Paris Saint-Germain është kapur nga policia, të cilët pas analizave është vërtetuar se ka nivelin e alkoolit në 0.49 mg/l, në unazën e qarkore të rrugës 13 në rrethinë të Parisit.

Kjo është më shumë se dyfishi i limitit që lejohet në Francë, pra 0.20 mg/l, kurse gazeta raporton përmes “burimeve policore” se ai është burgosur dhe mandej është lejuar të largohet.

Varrati rrezikon që të dënohet për rrezikimin të këmbësoreve gjatë natës dhe suspendimin e lejës së vozitjes së tij.

PSG pritet që të merre masa disiplinore ndaj tij, pasi që kjo shkelje prish kodin etik në kontratën e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat