Abdulla: Kemi respekt për vendasit, por shpresojmë në fitore

Futboll

Abdulla: Kemi respekt për vendasit, por shpresojmë në fitore

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:37
Abdulla: Kemi respekt për vendasit, por shpresojmë në fitore

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, të dielën (ora 13:30), do të udhëtojë për në Shkup, ku e pret ndeshja me Makedonija GJP, sfidë që do të luhet në stadiumin Gjorce Petrov.

Mbrojtësi Xhelil Abdulla shprehet optimist para kësaj sfide.

“Po e dimë se do të jetë një lojë e vështirë, prandaj duhet që të gjithë lojtarët të japim maksimumin dhe të kthehemi në Tetovë me tre pikë. Kemi respekt për vendasit, por shpresojmë në fitore. E dimë se në takimet e fundit nuk kemi pasur shumë rezultate pozitive, megjithatë duhet të kthehemi më të fortë dhe të nisim serinë e fitoreve”, tha mbrojtësi Abdullai.

Ndeshjen Makedonija GJP-Renova do ta drejtojë Dejan Jakimovski nga Shkupi, ndërsa do ta ndihmojnë Dejan Dimitrievic dhe Branko Putulin po nga Shkupi.

Ndeshjet, java e 13-të

(e diel, ora 13:30 minuta)

Shkëndija-Shkupi

Makedonija GJP-Renova

Vardar-Bellasica

Pobeda-Sileks

A.Pandev-Rabotnicki

Renditja:

1.Vardar 24

2.Shkëndija 22

3.A.Pandev 19

4.Rabotnicki 17

5.Pobeda 14

6.Renova 13

7.Mak.GJP 13

8.Bellasica 13

9.Shkupi 12|

10.Sileks 11

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat