A do ta ketë gati Messin për të martën?

Futboll

A do ta ketë gati Messin për të martën?

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:17
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde nuk i beson Rayo dhe kujton se “përpara rivalëve më të dobët, ka ndodhur që kemi patur më shumë probleme”.

A është delikate ndeshja me Ray?
Vendosja e ritmit të lojës, duke shënuar, është e rëndësishme në këtë ndeshje. Rayo ka humbur, por gjithmonë me rezultate të ngushta. Është një ekip që luan mirë, me personalitet dhe ofensiv. Duhet të jemi të kujdesshëm.

A do ta keni gati Messi për të martën?
Problemi i tij është në krah, prandaj është normale të përfshihet në stërvitje të lehtë, për të ruajtur formën, por me kujdes. Le të presim. Eshtë herët për të thënë nëse do të jetë në sfidën e radhës të Champions-it, tha Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat