Arsenal me shpresën ta kaloj krizën e mbrojtësve të krahut para sfidës ndaj Liverpool

Futboll

Arsenal me shpresën ta kaloj krizën e mbrojtësve të krahut para sfidës ndaj Liverpool

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:04
Bellerin

Arsenal do të luaj në fundjavë si nikoqir i Liverpool, për ndeshjen e xhiros së 11-të në Premierligë.

“Gunners” po përballen me lëndime të shumta, sidomos në krahët e fazës defensive.

Trajneri Unai Emery shpreson që së paku një lojtarë që është mbrojtës i krahut natyral të kthehet për ndeshjen ndaj Liverpool.

“Po luajmë shumë dhe lëndimet janë normale. Do të presim për mbrojtësit e krahut. Do të shohim nëse ndonjëri do t’ia dali” ka thënë Emery në konferencën për media.

Granit Xhaka ka qenë ai që ka luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes, duke sakrifikuar për skuadrën.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerit të Arsenal për kryendeshjen e javës në Premierligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat