‘Bomba’ e ditës: Nedved ia sjellë një super-transferim Juventusit

Futboll

‘Bomba’ e ditës: Nedved ia sjellë një super-transferim Juventusit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:48
Raportet e shkëlqyera të Nedvedit dhe Raiolas mund t’i lehtësojnë negociatat

Rikthimi i Paul Pogbas te Juventusi mund të ndodhë.

Mesfushori francez mund t’i shpëtojë ‘ankthit’ Jose Mourinho, për t’u rikthyer te Juventusi, aty ku kalojë vitet më të mira të karrierës së tij.

Fillimisht duket si një ide e parealizueshme, por ajo ide merr kuptim kur dihen raportet e zëvendëspresidentit të Juventusit, Paul Nedved dhe agjentit të Pogbas, Mino Raiola.

‘Tuttosport’ shkruan se raportet e shkëlqyera të Nedvedit dhe Raiolas mund t’i lehtësojnë negociatat, dhe ta bëjnë të mundshëm kthimin e Pogbas në Torino.

Paul Pogba ka qenë pjesë e Juventusit për disa sezone, për t’u larguar në vitin 2016 në drejtim të Manchester Unitedit për 105 milionë euro, si lojtari më i shtrenjtë në histori atëkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat