Griezmann fantastik, por nuk mjafton për Atleticon

Futboll

Griezmann fantastik, por nuk mjafton për Atleticon

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:14
Foto nga ndeshja

Atletico Madrid ka barazuar me rezultat 1-1 në fushën e Leganes, dhe kanë humbur një mundësi të artë për të marrë kreun qoftë edhe për pak orë.

Antoine Griezmann shënoi një gol spektakolar nga goditje dënimi, por goli i shënuar nga Carrillo në munutën e 82 do të ja humbiste disi ‘shkëlqimin’.

Atletico mbetet në vendin e dytë me 20 pikë, -1 nga Barcelona që ka edhe një ndeshje për të luajtur dhe janë me pikë të barabarta me Alaves që po ashtu ka një ndeshje për të luajtur.

Ky barazim ishte mjaft i rëndësishëm për vendasit pasi grumbulluar edhe një pikë më shumë në luftën për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat