Portieri më me perspektivë në Evropë quhet Alban, mbron për Fiorentinën dhe kërkohet nga e gjithë Evropa

Futboll

Portieri më me perspektivë në Evropë quhet Alban, mbron për Fiorentinën dhe kërkohet nga e gjithë Evropa

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Alban Lafont

Aktualisht Fiorentina po luan kundër Romës në shtëpi dhe po fiton me rezultat 1 me 0. Skuadra vjollcë ka tërhequr vëmendjen e gjindjes me talentin e saj të madh, Alban Lafont që po është startues në secilën ndeshje.

Fiorentina ka pësuar vetëm 8 gola në 10 ndeshje – pa përfshirë të fundit me Romën ku deri më tash nuk e ka hëngër asnjë – dhe meritë për këtë ka portieri me origjinë nga Burkina Faso.

Ai më parë kishte luajtur për Toulouse prej moshës gjashtëmbëdhjet vjeçare, duke i bërë 98 ndeshje në Ligue 1 të Francës.

Këto janë disa prej pritjeve të tij fantastike:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat