Zyrtare: Ylli i Lazios e vazhdon kontratën me klubin

Futboll

Zyrtare: Ylli i Lazios e vazhdon kontratën me klubin

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 21:58
Lazio

Mbrojtësi i Lazios, Stefan Radu, e ka zgjatur kontratën me klubin nga kryeqyteti italian deri në qershor të vitit 2021.

Pasi i mbushi 32 vite muajin e kaluar, kjo nënkupton se ai dëshiron ta mbyllë karrierën me lazianët.

Rumuni iu bashkua Lazios në janar të vitit 2008 nga Dinamo Buchrest, ndërsa kontrata e kaluar i skadonte në vitin 2020.

Radu i ka bërë 323 paraqitje në fanellën e Lazios, duke i shënuar shtatë gola dhe dhuruar 18 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat