Ramos: Do të japim gjithçka për trajnerin e ri - Bota Sot
Ramos: Do të japim gjithçka për trajnerin e ri

Futboll

Ramos: Do të japim gjithçka për trajnerin e ri

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Sergio Ramos

Ndeshja e parë në La Liga nën drejtimin e Santiago Solarit u mbyll me fitore për Real Madridin.

“Los Blancos” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Real Valladolid, në një ndeshje më të vështirë se që e tregon rezultati përfundimtarë.

Pas ndeshjes ka folur edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili ishte realizatori i golit të dytë.

“Do të shkojmë deri në vdekje më këdo që është trajner” ka thënë 32 vjeçari për “BeIN Sports".

“Tani kemi Solarin dhe do të shkojmë aq larg sa mundemi, pak nga pak, ndeshje pas ndeshje, që të mund ta harrojmë krizën që patëm” ka përfunduar spanjolli.

Edhe pse ishin shumë pak të inspiruar pas humbjes në “Clasico” “mbretërit” arritën të dalin me tre pikë ndaj Valladolid. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...