Suarez ka më shumë gola se i gjithë sulmi i Real Madrid

Futboll

Suarez ka më shumë gola se i gjithë sulmi i Real Madrid

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:21
Luis Suarez

Luis Suarez ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Rayos për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Uruguajani ka nëntë gola në total, gjatë këtij sezoni në La Liga Santander dhe prinë në listën e realizatorëve të La Liga.

Ai numëron më shumë gola se gjithë lojtarët e sulmit të rivalëve nga Real Madrid, shkruan lajmi.net.

31 vjeçari ishte vendimtarë sonte me golin e realizuar në minutën e 90’ të takimit, gol ky që pati peshën e tri pikëve.

Me këtë tempo, Suarez është në rrugë të mirë për të fituar “Pichichin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat