I “burgosur” në Brazil, Ronaldinhos i sekuestrohet pasaporta

Futboll

I “burgosur” në Brazil, Ronaldinhos i sekuestrohet pasaporta

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:11
Ronaldinho

Ronaldinho nuk luan më futboll, përveç rasteve kur e bën në evente bamirësie. Por kësaj here ka zënë faqet e para të gazetave braziliane për një tjetër motiv. Ronaldinhos dhe vëllait të tij, njëherësh menaxher i yllit Brazilian, Roberto de Assis Moreira, u janë sekuestruar pasaportat. Ish-futbollisti i Barcelonës e Milan dhe vëllai i tij janë përfshirë në një çështje që daton në vitin 2015, kur janë gjobitur për ndërtim pa leje në Porto Alegre.

Referuar tabloideve, bëhet fjalë për një mulli të ndërtuar në një zonë nën mbrojtjen mjedisore. Me kalimin e viteve, gjoba është rritur për shkak të interesave dhe vëllezërit duhet të paguajnë një shifër që arrin rreth shumës 2,5 milionë euro. Përfaqësuesit ligjorë të dy vëllezërve kanë bërë me dije se do të apelojnë dhe se e konsideronin masën si jo ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat