Vidal pas ndeshjes: Skuadrës i duhej zemër

Futboll

Vidal pas ndeshjes: Skuadrës i duhej zemër

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 10:34
Vidal

Barcelona shënoi një prej fitoreve më të vështira këtë sezon, ndaj Vallecanos.

Kampioni në fuqi i Spanjës fitoren e arriti vetëm në dy minutat e fundit, falë golave të Dembele (88’) dhe Luis Suarez (90’).

Kiliani Arthuro Vidal, këtë ndeshje e nisi në bankën rezervë dhe në pjesën e dytë erdhi si zëvendësues.

Pas ndeshjes, mesfushori është dukur tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë” ka thënë Vidal në konferencën pas ndeshjes.

“Ishte nevoja të luanim me zemër dhe ta linim shpirtin në fushë. Jemi të lumtur sepse fituam dhe kthehemi në shtëpi më të qetë. Ishim në disavantazh 2:1, por trajneri bëri disa ndryshime dhe në fund i’a dolëm” ka vazhduar kiliani.

Vidal gjithashtu ka thënë se i është rikthyer vetbesimi me golin në “Clasico” dhe se dëshiron ti tregoj trajnerit se ai është një opsion i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat