Pochettino: Duhet të jemi më të përgjegjshëm

Futboll

Pochettino: Duhet të jemi më të përgjegjshëm

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:03
Mauricio Pochettino

Tottenham shënoi fitore të mundimshme mbrëmë ndaj Wolverhampton.

Edhe pse ishin në epërsi prej tri golave, Spurs luftuan shumë për t’i shpëtuar barazimit në minutat e fundit të takimit.

I kënaqur me këtë normalisht se nuk ishte aspak trajneri Mauricio Pochettino.

“Me rezultatin 3:0 të gjithë menduan se loja përfundoi, por kur bën një gabim, duhet luajtur më me seriozitet dhe jo të pësosh aq lehtë” ka thënë trajneri i Tottenham për “Sky Sports”.

“E vëmë lojën në rrezik. Këto janë gjëra rreth të cilave duhet të tregohemi të kujdesshëm. Duhet të kemi më shumë respekt për lojën dhe të jemi më të përgjegjshëm” ka vazhduar Pochettino.

Tottenham me fitoren e mbrëmshme tejkaloi rivalin lokal Arsenal në renditjen e Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat