Berisha dhe Strakosha me Lazion demoluan Spal-in

Futboll

Berisha dhe Strakosha me Lazion demoluan Spal-in

Nga: K. G. Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Lojtarët e Lazios festojnë

Fitore e madhe e Lazio-s me rezultat 4:1 ndaj Spal-it, në ndeshjen e javës së 12-të në Serie A. Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha si gjithnjë titullar, kurse reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, u paraqit nga minuta e 74-të në fanellën e Lazio-as, e cila e demoloi rivalin.  Futbollistët Immobile (26' e 35'), Cataldi (59') e Parolo (70') shënuan për Lazio-n dhe Antenucci (28') për Spal-in. Lazio rendite në vend të katërt me 21 pikë, kurse Spal është i 15-ti me 12 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat