Liria e Llapi importojnë pikë të plota, pa fitues në Mitrovicë

Futboll

Liria e Llapi importojnë pikë të plota, pa fitues në Mitrovicë

Nga: K. Goca Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Pamje nga një ndeshje

Liria nga Prizreni importon tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi Dritën nga Gjilani, në kuadër të javës së 14-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Në minutën e 86-të, Liria siguroi fitoren e madhe. Kreatorë i fitores është Liridon Fetahaj i cili shërbehet nga kapiteni Fatih Karahoda. Për Dritën është një humbje e rëndë dhe e mban larg kreut të tabelës, kurse Liria me tri pikët e fituara shmanget nga pozita e parafundit. Ferizaj mbetet pa pikë në vatër të vet, duke pësuar humbje me 1:0 nga Llapi i Podujevës.   Tetë minuta pa përfunduar takimi llapjanët shënojnë fitore, duke iu falënderuar golit të Shpend Kelmendit.

Duhet theksuar se në minutën e 24-të, Llapi e godet shtyllën fal sulmuesit Festim Alidemajt. Trepça ’89 nga Mitrovica si vendas barazoi 1:1 me Gjilanin. Për Gjilanin shënoi Hysa (25’) dhe për mitrovicasit Manaj (77’).

IPKO Superliga

Ferizaj-Llapi         0:1

Drita-Liria  1:1

Ballkani-Feronikeli       0:1

Trepça ’89-Gjilani         1:1

Drenica-Prishtina         0:1

KEK-u-Flamurtari 3:4

Tabela

1. Feronikeli        13     10     2       1       32

2. Prishtina          13     9       3       1       30

3. Llapi       14     8       2       4       26

4. Drita       14     7       1       6       22

5. Flamurtari       14     6       4       4       22

6. Gjilani    14     6       3       5       21

7. Drenica  14     5       3       6       18

8. Ballkani  14     5       3       6       18

9. Trepça 89        14     3       7       4       16

10. Liria      14     4       1       9       13

11. Ferizaj  13     3       2       8       11

12. KEK-U  13     0       1       12     1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat